Lajme
Marty “shpëton” nga padia e Thaçit
Në kohën e publikimit të raportit, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Thaçi pati premtuar padi kundër Marty-t për shpifje
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hequr dorë nga padia e premtuar kundër Dick Marty-t, autorit të raportit që pati bërë bujë vitin e kaluar me akuzat e rënda për trafikim organesh.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili në një intervistë dhënë Kohës Ditore ka thënë se se Kryeministri nuk do të ndërmarrë asgjë në këtë drejtim
Në kohën e publikimit të raportit, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Thaçi pati premtuar se do të ngrejë padi kundër Marty-t për shpifje.
Këto ditë, task forca e BE-së për të hetuar pretendimet e Martyt ka nisur me hetimet duke intervistuar disa njerëz, njëri prej të cilëve ishte nga Ferizaj. Marty pretendon se janë kryer krime të trafikimit të organeve me njerëz në kampe përqendrimi të mbajtura nga UÇK-ja në Shqipëri gjatë vitit 1999.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












