Shëndetësi
Masa drakonike për të mënjanuar epideminë botërore
Në Kinë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi "Corona". Frika e një pandemie në botë ka bërë që të merren masa shumë të ashpra në Kinë e vende të tjera.
Sëmundja e mushkërive që shkaktohet nga virusi i ri “Corona” 2019-nCoV ka marrë jetë të tjera njerëzish në kinë. Autoritetet shëndetësore në Kinë bëjnë të ditur se numri i vdekjeve është rritur në 170 vetë. Kurse numri i të infektuarve është rritur në 7000 vetë.
Të gjitha rajonet në Kinë tani kanë njoftuar për raste të prekurish nga virusi “Corona”. Ekspertët janë të mendimit se virusi ka një fazë inkubacioni prej dy javësh dhe mund të transmentohet si infeksion edhe para simptomave, si temperatura apo kolla.
Dy të infektuar në gjendje kritike në Francë
Franca njoftoi për një rast të ri infektimi. Bëhet fjalë për infektimin e pestë, vajza e një turisti 80-vjeçar kinez po ashtu të prekur nga virusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Paris. Gjendja e 80-vjeçarit është kritike, thuhet po ashtu edhe gjendja e një pacienti tjetër të infektuar është përkeqësuar. Edhe ky 31-vjeçar vjen nga Kina dhe po trajtohet me pacientin tjetër 80-vjeçar në mënyrë intensive me frymëmarrje artificiale. Jashtë Kinës janë njoftuar 50 raste infektimesh. Katër pacientë gjermanë po trajtohen në një klinikë në Mynih.
Vazhdojnë testimet laboratorike për virusin “Corona”
OBT thërret Komisionin e emergjencës
Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thirrur të enjten sërish mbledhjen e Komisionit të emergjencës. Kreu i saj, Adhanom Ghebreyesus është shprehur me keqardhje për vendimin e javës së kaluar, që e klasifikoi rrezikun global të virusit si “të moderuar”. Në të njëjtën kohë kreu i Shtabit të emergjencës në OBT, Michael Ryan, lëvdoi menaxhimin e krizës në Kinë. Fakti që jashtë vendit ka pak raste të infektimit është falë masave rigoroze që ka marrë Kina, tha Ryan.
Si reagim pas përhapjes së virusit, mjaft shoqëri fluturimi kanë ndërprerë fluturimet në Kinë. Lufthansa, Swissair, British Airways, United Airlines dhe shoqëria indoneziane Lion Air. Po ashtu edhe shoqëri të tjera fluturimi kanë bërë të ditur reduktimin apo ndërprerjen e fluturimeve në Kinë.
Mbyllen kufijtë dhe qendrat tregtare
Pas Mongolisë që mbylli të hënën kufirin me Kinë, edhe Kazakistani ka ndërprerë udhëtimet në vendin fqinj. Kurse shteti i Paqësorit, Papua Neuguinea nuk do të lejojë udhëtimet nga vendet aziatike. Vetë Kina me masa të forta përpiqet të kufizojë përhapjen e virusit. Në Vuhan rrugët janë boshatisur. Klubi i Futbollit CFA ka ndërprerë të gjitha ndeshjet në vend. Edhe koncernet e mëdha kanë marrë masa. Gjigandi i mobiljeve, IKEA ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjysmës së 30 filialeve. McDonalds i ka mbyllur të gjitha restorantët në provincën Hubei.
China Wuhan Leere Supermarkt Regale nach Coronavirusausbruch (picture-alliance/AP Photo/Chinatopix)
Supermarkete bosh në Vuhan
Ndërkohë shumë vende po marrin qytetarët e tyre nga Vuhan. Në Japoni mbërriti një avion me 210 japonezë që qëndronin në rajonin e Vuhanit. Më parë ishte evakuuar 206 japonezë. Tre kanë qenë të infektuar me virusin, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Tokio. Edhe SHBA ka evakuuar qytetarët e saj nga Vuhani. 195 vetë u dërguan në bazën amerikane Riverside, ku duhet të qëndrojnë 72 orë në izolim. Gjermania ndërkohë përgatit evakuimin e qytetarëve të saj, 90 vetë nga Vuhani. Një avion i posaçëm i aviacionit luftarak do t’i sjellë ata ditët e ardhshme në Frankfurt.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










