Shkurt.ch
Masa më të buta për riatdhesimin e nigerianëve
Riatdhesimet do të bëhen me më pak masa shtrënguese se më parë. Të riatdhesuarve do tu lidhen vetëm duart dhe jo i gjithë trupi
Sipas njoftimeve të emisionit “10vor10” të SF1, nga fillimi i korrikut do të rinisin riatdhesimet kolektive me aeroplan të refugjatëve nigerianë në atdheun e tyre. Që nga marsi i vitit të kaluar, kur një refugjat nigerian që do të riatdhesohej, vdiq në aeroportin e Cyrihut, qenë ndërprerë këto fluturime.
Ndërkohë, në bazë të një marrëveshjeje me Nigerinë, raste individuale të refugjatëve të vendit në fjalë janë kthyer në Nigeri përmes linjave normale të aeroplanëve.
Sipas Entit Federal për Migracion (BFM), riatdhesimet e reja do të bëhen me më pak masa shtrënguese se më parë. Kështu, refugjatëve që do të kthehen, do tu lidhen vetëm duart dhe jo edhe i gjithë trupi, siç praktikohej më parë.
Disa përfaqësues kantonesh kanë shprehur skepticizëm lidhur me këtë zbutje masash, por BFM ka pohuar se tashmë nga janari, disa nigerianë janë riatdhesuar vetëm me duar të lidhura dhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë.
Kjo ka ndodhur edhe si rezultat i sugjerimit që u kanë bërë autoritetet e Nigerisë shtetasve të tyre që të tregojnë më shumë kooperativitet me autoritetet zvicerane.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











