Kosova
Masat e BE-së, goditje për ekonominë e Kosovës
Projekte të rëndësishme që do të ndikonin në mirëqenien e qytetarëve kanë mbetur pa u realizuar që më shumë se një vit. Të njëjtat kapin vlerën e qindra miliona eurove. Kjo si shkak i masave kufizuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Ekonomistët u druhen paralajmërimeve për masa të reja, derisa thonë se kjo do të ishte goditje për ekonominë.
Në kohën kur po paralajmërohen masa të reja ndaj Kosovës, ato që u morën një vit më parë nga Bashkimi Evropian veçse e kanë dëmtuar ekonominë e vendit.
Dëmet kapin vlerën e qindra miliona eurove, e bizneset janë ato që u dëmtuan më së shumti.
“Ne nuk kemi pasur mundësi të përfitojmë prej projekteve të shumëta që ka ofruar Komisioni Evropian dhe organizata të ndryshme. Vlera e këtyre projekteve shkon deri në 300 milionë euro”, thotë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Mirëpo, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thonë se vlera e dëmeve financiare mund të shkojë deri në 600 milionë euro.
“Përjashimi i Kosovës nga fonde të ndryshme të BE-së mund të shkojë humbja rreth 600 milionë euro, por nëse ne do të sanksionohemi më tutje, Kosova rrezikon të përjashtohet nga të gjitha mekanizmat e mbështjes financiare”, deklaron Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Sipas njohësve të fushës, projektet të cilat kanë qenë të planifikuara me këto fonde, do të kontribuonin në rregullimin e infrastrukturës, trajtimin e ujërave të zeza e në reformat në administratë.
Përveç dëmeve financiare, vlerësohet se edhe imazhi i Kosovës para investitorëve të huaj është dëmtuar.
Masat kufizuese financiare ndaj Kosovës ishin vendosur nga Bashkimi Evropian një vit më parë, për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës, ndonëse situata është kthyer në normalitet, masat vazhdojnë të jenë në fuqi.
Nga BE, gjatë qershorit të këtij viti patën thënë se nuk kishte pajtim të plotë të shteteve anëtare për heqjen e masave, ndonëse kanë paralajmëruar se si kompromis, të njëjtat do të hiqen gradualisht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












