Kosova
Masat e reja anti-Covid nga Kosova, kthehen mbrapsht shumë persona në Morinë
Raportohet se sot një numër i madh udhëtarësh janë kthyer në doganën e Morinës, duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të reja të aplikuara nga qeveria atje në kuadër të masave kundër koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Mediat shqiptare thonë se nga Morina numri i të kthyerve është i madh, ndërsa masat kanë hyrë në fuqi sot, duke bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të mos jenë në dijeni.
“Unë vaksinën e dytë e kam bërë së fundmi dhe sipas rregullit s’mund të bëj vaksinë tjetër tani, të paktën deri në mars. Këta më kërkojnë vaksinë të tretë ose PCR. Për të bërë test PCR duhet që të shkosh të paguash 30 euro”, tha një qytetar për ABC.
Një shofer furgoni që transporton udhëtarë u shpreh se nuk kishte qenë në dijeni të këtij rregulli të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
“Unë i kam të gjithë udhëtarët me nga dy vaksina. Tani na kërkojnë edhe PCR ose vaksinën e tretë. Nuk isha në dijëni të një urdhri të tillë që thonë se ka hyrë në fuqi mbrëmë”, tregon ai duke shtuar se ishin nisur për të vizituar një zonë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja kundër koronavirusit ditën e djeshme duke limituar numrin e udhëtarëve që futen atje. Masat po ashtu prekin edhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët Shumë prej tyre, pavarësisht se kanë të drejtë për të, nuk kërkojnë shërbime shtesë, kështu që... -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës













