Lajme
Masat e reja në Zvicër që hyjnë në fuqi nesër
Masat e vendosura në dhjetor do të zgjaten për pesë javë të tjera. Ato hyjnë në fuqi nga 18 janari
Qeveria Federale zvicerane ka vendosur masat e reja ditë më parë, që zyrtarisht do të hyjnë në fuqi nesër, më 18 janar, njofton albinfo.ch.
Restorantet si dhe objektet kulturore, sportive si dhe ato të kohës së lirë do të mbeten të mbyllura deri në fund të shkurtit.
Dyqanet dhe tregjet do të mbyllen nga e hëna, 18 janar. Dyqanet dhe tregjet që ofrojnë mallra për përdorim të përditshëm përjashtohen nga ky vendim, dmth do të vazhdojnë punën, shkruan albinfo.ch.
Do të vazhdojë të jetë gjithashtu e mundur blerja me porosi.
Rregullorja që dyqanet, dyqanet e karburanteve dhe kioskat duhet të qëndrojnë të mbyllura pas orës 19:00 dhe të dielave, hiqet.
Në akivitete private mund të marrin pjesë maksimalisht pesë persona. Fëmijët llogariten gjithashtu në këtë numër.
Tubimet në hapësirat publike janë gjithashtu kufizohen në pesë persona.
Punëdhënësit janë të detyruar të rregullojnë punën nga shtëpia (Home Office) kudo që është e mundur për shkak të natyrës së aktivitetit dhe aty ku mund të zbatohet ajo me përpjekje normale. Kur puna nga shtëpia nuk është e mundur ose vetëm pjesërisht e mundur, merren masa të mëtejshme në vendin e punës: Për të mbrojtur punonjësit brenda vendit të punës, kërkohet vënia e maskës kudo që në një dhommë ndodhet më shumë se një person, përcjell albinfo.ch. komunikatën e Qeverisë Federale.
Mbajtja e distancës midis vendeve të punës në të njëjtën dhomë nuk është më e mjaftueshme. Për më tepër, heqja nga detyrimi për të mbajtur maskë specifikohet më saktësisht me kërkesën e Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit dhe bazuar në përvojën që po zbatohet kërkohet një vërtetim mjekësor nga një mjek ose psikoterapist për të dëshmuar arsyet mjekësore; një certifikatë mjekësore mund të lëshohet vetëm nëse kjo tregohet për personin në fjalë.
Njerëzit në rrezik të veçantë mbrohen në mënyrë specifike. Për këtë qëllim, prezantohet e drejta për të punuar nga shtëpia ose mbrojtje ekuivalente në punë apo edhe pushimi për njerëz veçanërisht të lëndueshëm.
Për personat në rrezik në profesionet në të cilat nuk mund të zbatohen dispozitat mbrojtëse , punëdhënësi duhet të lirojë punonjësit në fjalë nga detyrimi i tyre i punës me paga të plota, transmeton albinfo.ch. Në këto raste, ka ekziston e drejta për kompensim të të ardhurave nga korona.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












