Lajme
Masat kundër pandemisë kanë shpëtuar mbi 3 milionë jetë njerëzish
"Asnjë ndërmarrje tjetër njerëzore nuk ka shpëtuar ndonjëherë kaq shumë njerëz në një kohë kaq të shkurtër," ka thënë udhëheqësi i studimit nga UC Berkeley (SHBA)
Masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, sipas analizave, kanë parandaluar rreth 3.1 milion vdekje. Dhe kjo, vetëm në njëmbëdhjetë vende evropiane, në periudhën deri në fillim të majit, shkruan srf.ch.
Bllokimi i zbatuar në shkallë të gjerë, përfshirë këtu mbylljen e kufijve, ndërprerjen e kontakteve dhe mbylljen e shkollave, ka bërë të mundur monitorimin e rrjedhës së pandemisë.
Kështu aporton në revistën “Nature” një ekip studimor britanik i udhëhequr nga Seth Flaxman nga Imperial College London (Britani e Madhe) pasi ka analizuar numrin e vdekjeve nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch.
Deri më 6 prill, masat kishin parandaluar rreth 530 milion infeksione vetëm në gjashtë vende, raporton një ekip i dytë i studiuesve, në po të njëjtën revistë “Nature”. Deri në atë datë, ata kishin analizuar rrjedhën e infeksionit në Kinë, Korenë e Jugut, Itali, Iran, Francë dhe SHBA.
“Unë mendoj se asnjë ndërmarrje tjetër njerëzore nuk ka shpëtuar ndonjëherë kaq shumë njerëz në një kohë kaq të shkurtër,” ka thënë udhëheqësi i studimit Solomon Hsiang nga UC Berkeley (SHBA).
Të 11 vendet ishin: Gjermania, Franca, Italia, Britania, Spanja, Belgjika, Austria, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Suedia.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













