Lajme
Berna zgjat masat deri më 7 dhjetor, dy javë më shumë se niveli federal
Qeveria shpreson që brenda dy ose tri javësh do të jetë në gjendje të vendosë të zbusë masat në nivelin e vendosur nga federata
Në Kantonin e Bernës, ambientet që kanë qasje të publikut, si kinematë, teatrot, sallat e koncerteve, pishinat e mbyllura dhe qendrat e fitnesit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 dhjetor.
Këtë njoftim e ka dhënë sot Këshilli Qeveritar i këtij kantoni.
Ai ka vazhduar masat e kufizimeve për koronavirus, të cilat fillimisht, në nivel federal ishin caktuar të zbatohen deri më 23 nëntor.
Me vendimin e ri por edhe më parë, Kantoni i Bernës ka dëshmuar se vazhdon të shkojë më tej se qeveria federale kur bëhet fjalë për kufizimin e aktiviteteve, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha aktivitetet ose tubimet në hapësira puiblike, të hapura e të mbyllura, në Kantonin e Bernës mund të mbahen me praninë e maksimalisht 15 vetave.
Këshilli qeveritar shpreson që brenda dy ose tri javësh do të jetë në gjendje të vendosë për “lehtësimin e masave, për të rënë kështu në nivelin e masave të vendosura pak javë më parë në nivelin federal”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












