Lajme
Mashtrime me gjoba të rreme në Gjenevë, policia paralajmëron qytetarët
Policia e Gjenevës ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm ndaj një vale mashtrimesh me email dhe letra të rreme që pretendojnë se janë përkujtues për gjoba parkimi të papaguara. Këto mesazhe, që ngjajnë zyrtare, përmbajnë kode QR që i çojnë përdoruesit në faqe mashtruese dhe kërkojnë informacione personale, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, mashtrimet karakterizohen nga mungesa e adresës së marrësit dhe përdorimi i formateve të rreme zyrtare. Disa nga adresat mashtruese të emailit përfshijnë: [email protected], [email protected] dhe [email protected].
Policia këshillon të mos skanohet kodi QR, të mos klikohet asnjë lidhje dhe të fshihet menjëherë mesazhi. Për të verifikuar vërtetësinë e komunikimeve, qytetarët mund të kontaktojnë në:
📧 [email protected]
📞 +41 22 427 51 70
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













