Kosova
Mashtrimi i 350 personave nga Gjermania përmes “Call Center” në Kosovë, policia gjermane del me detaje
Detaje të zgjeruara janë dhënë nga policia gjermane në Augsburg që lidhen me operacionin e përbashkët me Polciinë e Kosovës për arrestimin e 20 personave nëpër 14 lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në njoftim zyrtar, të policisë gjermane prezantohet skema e mashtrimit të grupit kosovar.
“Arsyeja e hetimit ishin ankesat e shumta penale nga investitorët e mashtruar nga e gjithë Bavaria në vitet e fundit. Ata kishin investuar më parë shuma të mëdha parash në platformat e supozuara të tregtimit në internet. Veçanërisht në fillim të marrëdhënies së biznesit, ata u mashtruan në mënyrë të rreme për fitime të konsiderueshme. Edhe duke përdorur grafikët e simuluar, me pamje profesionale, investitorëve iu krijua përshtypja se ata mund të rrisnin fitimet e tyre shumëfish përmes investimeve të mëtejshme. Në fakt, paratë e investuara nuk u investuan kurrë, por përkundrazi përfunduan në xhepat e mashtruesve”, njofton policia bavareze.
Ndërkohë, dëmi i shkaktuar nga grupi i autorëve është i konsiderueshëm duke qenë se bëhet fjalë për rreth 350 viktima në Gjermani si pasojë e këtij grupi.
“Gjatë bastisjeve, ndër të tjera janë gjetur edhe tri Call Center në Prishtinë dhe Ferizaj. Oficerët sekuestruan para të gatshme në rangun prej gjashtë shifrash atje dhe në njëmbëdhjetë apartamentet private të kontrolluara konfiskuan telefona celularë, PC, laptopë, USB, një armë zjarri dhe dokumente të tjera. Autoritetet hetimore gjithashtu ngrinë të gjitha llogaritë e të dyshuarve. Po ashtu, të dyshuarit i janë konfiskuar pronat dhe pesë automjete luksoze“, thuhet në detajet e publikuara nga policia gjermane.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












