Lajme
Mashtrohen për viza gjermane
Dy qytetarët ishin takuar me tre persona të tjerë dhe në bazë të marrëveshjes ata do të duhej të jepnin nga 2500 euro për vizë, megjithatë kur kanë shkuar në Ambasadën gjermane në Prishtinë kanë kuptuar se ishin mashtruar
Dy persona nga Vushtrria kanë bërë të ditur se janë mashtruar nga tre persona për sigurimin e vizave dhe kontratave të punës në Gjermani, raporton alibfo.ch.
Dy qytetarët ishin takuar me tre persona të tjerë dhe në bazë të marrëveshjes ata do të duhej të jepnin nga 2500 euro për vizë. Megjithatë kur kanë shkuar në Ambasadën gjermane në Prishtinë kanë kuptuar se ishin mashtruar.
“Viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 euro dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 euro dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës. Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka filluar të hetojë këtë rast, derisa nuk raportohet për të arrestuar deri më tani.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












