Lajme
Mashtrohet në Shqipëri investitori zviceran
Një shtetas zviceran thotë se është mashtruar nga një kosovar dhe një shqiptar, të cilët i kanë zhvatur një shumë të majme parash, për blerjen e një sipërfaqeje të madhe toke, e ndërkaq nuk i kanë dorëzuar as pronën
Siç raporton Gazeta Shqiptare në Tiranë, Markus Ryffel ka investuar 120 mijë euro, për blerjen e 6 mijë metrash katrorë tokë në fshatin Budull të Fushë-Krujës, ku kishte planifikuar të ndërtonte një fabrikë për përpunimin e lëkurës.
Pas dyshimeve të forta për mashtrim, Ryffel i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, me një kallëzim ndaj personave të përfshirë në këtë aferë.
Organi i akuzës ka vendosur të mos fillojë procedimin penal, duke argumentuar se fakti nuk përbën vepër penale, pasi është një mosmarrëveshje që duhet të zgjidhet në rrugë gjyqësore mes tyre.
Zvicerani i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për prishjen e vendimit të prokurorisë dhe rinisjen e hetimeve ndaj personave që ai pretendon se e kanë mashtruar.
Gjykata ka vendosur ta pranojë kërkesën e Markus Ryffel dhe të urdhërojë prokurorinë të rinisë hetimet, madje duke i lënë detyra konkrete, me qëllim kryerjen e një hetimi të drejtë dhe të paanshëm.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












