Kosova
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
Siç ka raportuar albinfo.ch gjatë ditës, dy persona janë ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimit se kanë dëmtuar qytetarët amerikanë.
Kështu bëri të ditur vetë Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
Ndërkohë, mësohet se dy personat e ekstraduar janë Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç. Të dy ishin arrestuar më 12 dhjetor 2024.
Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve.
Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej fillimit të saj në shkurt të vitit 2016.
Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrim, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox.
Ata akuzohen se, ndër të tjera, kishin shitur të dhënat e kartelave të kreditit të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me:
-
20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave,
-
10 vjet burg për mashtrimin me kartela krediti,
-
5 vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit,
-
si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.
Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore












