E-Diaspora
Masiela Lusha nuk e harron ndihmëtarin e saj: E viziton nga Hollivudi për ditëlindje
Sot Franz Ondraschek është shumë krenar me “të bijën” e tij. "Qysh në moshën 7 vjeçare ajo i zotëronte tri gjuhë. Pas kalimit në SHBA ajo pati mësuar edhe anglishten. Dhe përkundër suksesit të arritur, Masiela ka mbetur modeste..."
Franz Ondraschek, një politikan dhe humanist austriak ka festuar më 30 dhjetor ditëlindjen e 70-të. Në festën e tij jubilare ai ka pasur edhe një mysafire speciale: aktoren, producenten dhe shkrimtaren shqiptare, të ardhur enkas nga Kalifornia e SHBA-së, Masiela Lusha, “bijën” e tij në shpirt, shkruan noen.at.
Miqësia me Masielën ka një histori interesante. Ajo me nënën e saj ishte arratisur në fund të viteve të tetëdhjeta nga Shqipëria, transmeton albinfo.ch. Përmes Hungarisë, ato kishin arritur në Austri, ku i kishte pranuar dhe strehuar pikërisht Ondraschek. Me mbështetjen e tij, ato ua kishin dalë pastaj që të kalonin oqeanin dhe të vendoseshin në SHBA, ku Masiela ka bërë një karrierë të madhe.
Si shkrimtare, ajo ka shkruar libra për fëmijë ndërsa si aktore ia ka dalë të bëjë karrierë edhe në studiot e filmit në Hollivud, përcjell albinfo.ch. Ajo ka luajtur në disa seri televizive madje dy herë është vlerësuar me çmimin “Young Artist Award” për rolin më të mirë të femrës në komedi dhe dramë.
Sot Franz Ondraschek është shumë krenar me “të bijën” e tij. “Masiela është një e re shumë ambicioze. Qysh në moshën 7 vjeçare ajo i zotëronte tri gjuhë. Pas kalimit në SHBA ajo pati mësuar edhe anglishten. Dhe përkundër suksesit të arritur, Masiela ka mbetur modeste dhe angazhohet për projekte sociale.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













