Lajme

Maskat dhe testet në shkollat ​​angleze, jo të detyrueshme

Nuk do të jetë e detyrueshme që nxënësit e shkollave të bëjnë teste Covid dy herë në javë, as të veshin maska në klasa, ka konfirmuar ministri Nick Gibb.

Por, Gibb tha se ai shpresonte që shumica e studentëve do të vishnin maska ​​dhe do të dilnin vullnetarisht për të bërë teste dy herë në javë në shkollë. Në intervistë, Gibb gjithashtu tha se përderisa provimet e kësaj vere ishin anuluar, mësuesit do të duhet të tregonin prova për notat që ata dhanë, si pjesë e kontrolleve kundër inflacionit të notave.

Ai i tha Sky News: “Sigurisht që provimet janë sistemi më i drejtë dhe më i mirë për të gjykuar arritjet. Por, ne nuk mund të kemi provime këtë vit për shkak të pandemisë”.

“Por është shumë e rëndësishme që pandemia të mos i pengojë studentët të kalojnë në fazën tjetër të karrierës së tyre, qoftë në kolegj apo në universitet apo në një praktikë, kështu që ne duam të sigurohemi që, pavarësisht pandemisë, ata do të jenë akoma në gjendje të përparojnë”, përcjell tutje albinfo.ch.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI