Bota
Mauna e ngarkuar në maune, mbi të kamioneta, traktori dhe dy vetura – tmerrohet policia gjermane
Në rimorkion e maunës, një maune tjetër e llojit Mercedes 7.5 tonelata, ndërsa mbi te edhe një kamionetë e verdhë e llojit Ford Transit, mbi të cilën ka qenë edhe një veturë më e vogël, një Renault Megane
Një maune është ndaluar nga policia gjermane në Hessen, natën e së martës, nën dyshimin e një defekti në te. Pas kontrollit të zakonshëm, policia e detyron vozitësin ta hapë maunën dhe të shikojë ngarkesën. Asaj, menjëherë iu ofrua një pamje e jashtëzakonshme: Në rimorkion e maunës, një maune tjetër e llojit Mercedes 7.5 tonelata, ndërsa mbi te edhe një kamionetë e verdhë e llojit Ford Transit, mbi të cilën ka qenë edhe një veturë më e vogël, një Renault Megane, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Por edhe kjo me duket se nuk ishte e mjaftueshme si ngarkesë. Pasi zyrtarët policorë, në fund të maunës zbuluan edhe një traktor që kishte dalë dukshëm jashtë saj, duke tejkaluar dukshëm lartësinë e përgjithshme të lejuar. Më në fund, mbi traktor ishte vendosur edhe një veturë e llojit Vë Lupo, e bardhë, njofton më tej Albinfo.ch.
Pas hetimeve të para të policisë, vozitësi ishte nisur nga Esseni, në drejtim të Bullgarisë. Atje ai ka dashur t`i transportojë automjetet e blera nga një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar. Por, ata do të mbesin me gishta në gojë, informon më tej Albinfo.ch. Oficerët policorë, maunën e ngarkuar dhe ngarkesën e tij e shoqëruan deri një vendparkim, duke ia ndaluar udhëtimin e mëtutjeshëm. Veçanërisht pasi që automjetet kishin edhe defekte të sigurisë.
Sipas policisë, mauna do të arrinte deri te nënkalimi i ardhshëm, e më pas do ta ndalonte lartësia e madhe e traktorit, informon më tej Albinfo.ch.
Për fat të mirë, të gjitha dokumentet e automjeteve kanë qenë në rregull.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













