Shkurt.ch
Maurer: 800 ushtarë të gatshëm për mbrojtjen e kufijve nga refugjatët
Në çdo kohë janë në gjendje gatishmërie 800 ushtarë që do të mund të dërgoheshin në mbrojtje të kufijve
Ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Maurer, kur është fjala për mbrojtjen e kufijve nga valët e pritshme të refugjatëve nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve për të mbështetur rojet kufitare në punën e tyre.
Në një intervistë për gazetën „Zentrakschweiz am Sonntag“, Maurer veç tjerash ka thënë: „Siç është tregua ditëve të fundit, valët e refugjatëve nëpër Evropë po e ndryshojnë drejtimin dhe cakun brenda disa orëve. Një kontroll më i plotë i kufijve mund të realizohet vetëm nëse atje angazhohet edhe ushtria“.
Për këtë arsye në çdo kohë janë në dispozicion dhe në gjendje gatishmërie tetëqind ushtarë që do të mund të dërgoheshin në mbrojtje të kufijve ka bërë me dije ministri. Megjithatë, kontrollimin sistematik të kufirt, të tillë çfarë e kërkon partia e tij (SVP/UDC), edhe vet Ueli Maurer e konsideron „iluzor“.
Ministri është shprehur edhe lidhur mekërkesën e ardhur nga kantonet sipas të cilës niveli federal duhet të ofrojë në dispozicion më tepër vende për stehimin e refugjatëve. Ai ka thënë se sa i takon ushtrisë ajo nuk ka çfarë të ofrojë më shumë.
„Përderisa i kemi akoma 150 mijë vende të lira në strehimoret e mbrojtjes civile, unë nuk jam i gatshëm që ushtarët tanë t`i vendosim në çadra“.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














