Sport
Mavraj: Jam shqiptar, por mendoj si gjerman
“Jam shqiptar, sidomos me mentalit, por mendoj si gjerman. Kam shumë miq gjerman dhe jeta ime është gjermane. Epiqendra ime është Islami, që është shumë e rëndësishme. Në përgjithësi jam një diplomat shqiptar”, deklaroi Mavraj
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj në një intervistë ndryshe për “Hamburger Abendblatt”, ka treguar për jetën e tij prej refugjati, karrierën e tij futbollistike, dëshirat e tij dhe planet për të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
Mavraj ka thënë edhe një herë se nuk dëshironte të bëhej futbollist. “Po, është e vërtetë. Doja të bëhesha polic. Megjithatë, më ka bindur Bruno Labadia. Doja të bëhesha polic pasi jam me origjinë emigrantësh që është rritur në një zonë problematike të Seligenshtad. Doja të kontribuoja në të mirë të ligjit”, ka thënë në fillim mbrojtësi shqiptar.
Madje, për këtë kishte menduar seriozisht duke shkuar edhe dy herë në praktikë. “Kam bërë shtatë javë praktikë në Mulhaim. Isha në klasën e nëntë dhe 11-të. Isha duke luajtur në Bochum. Trajneri ynë gjithashtu ishte polic dhe më mundësoi që një ditë të isha edhe në terren. Kam ndalur shokët e skuadrës në një patrullojë rrugore, derisa Vahid Hashemain, e kam ndalur pasi ishte duke vozitur ngadalë. Shpejtësia e lejuar ishte 70 km në orë, kurse ai voziste 30”, ka thënë Mavraj duke qeshur.
Mavraj ka folur edhe për temperamentin e tij. “Jam shqiptar, sidomos me mentalit, por mendoj si gjerman. Kam shumë miq gjerman dhe jeta ime është gjermane. Epiqendra ime është Islami, që është shumë e rëndësishme. Në përgjithësi jam një diplomat shqiptar”, ka theksuar më tej mbrojtësi i Hamburgut, që po shkëlqen në skuadrën gjermane.
Babai i tij ishte emigrant dhe Mërgimi ka kërkuar më shumë të drejta për ta.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










