Lajme
Mbahen rivotimet në Mitrovicën e Veriut
Komisioni Komunal të Zgjedhjeve raporton se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet, ndërsa edhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i po garantojnë zgjedhje të qeta
Nga ora 7 e mëngjesit ka filluar procesi i rivotimit në tri qendra në Mitrovicën e Veriut, ndërsa burimet nga ky rajon thonë se numri i votuesve është relativisht i vogël. Zgjedhjet në këtë pjesë të qytetit të “bronztë” po vëzhgohen nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.
Komisioni Komunal të Zgjedhjeve raporton se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në tri qendrat, ndërsa edhe Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë garantuar qetësi në zgjedhje.
Po ashtu nga KQZ raportohet se nuk ka pasur vonesa apo mungesë të materialit sensitive në këto qendra.
Përsëritja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, ka ardhur pas më 3 nëntor, grupe të caktuara të huliganëve dhe ekstremistëve serbë hyn dhunshëm nëpër vendvotime duke i shkatërruar kutitë e votimit.
Njerëzit me maska, që për muaj të tërë kishin thirrur për bojkot, i larguan dhunshëm edhe vëzhguesit e OBSB-ës të cilët edhe kishin mundësuar votimit në komunat e veriut. Pasi votimi u ndërpre, procesi u shpall i pavlefshëm, ndërsa presidentja Atifete Jahjaga caktoi 17 nëntorin ditën e rivotimit.
Mitrovica e Veriut është komunë e re që ka dalë me Pakoja e Ahtisarit, një projekt që çoi Kosovën në shtet të pavarur. Serbia por as serbët e komunave të veriut, nuk e kanë njohur këtë plan dhe nga viti 2008 nuk e kanë pranuar të formojnë komunë të re.
Ndërsa në bisedimet e Brukselit ndërmjet kryeministri Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq u mor vendim që në zgjedhjet e 3 nëntor, të mbahen zgjedhjet edhe për kryetar të Mitrovicës së veriut.
Këto janë zgjedhjet e para lokale që mbahen në këtë komunë, ndërsa në garë për kryetarin e komunës ka edhe shqiptarë, serbë e boshnjakë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











