Lajme
Sot seancë e jashtëzakonshme për Buxhetin 2021 në Kosovë
Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë të ditur dje se seanca plenare është thirrur me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor ishte e pavlefshme.
Thirrje për votim të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare deputetëve u kanë bërë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Nga ana tjetër, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të votojë pro miratimit të buxhetit.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore











