Lajme
Mbështetet projekti zviceran për Institutin Parlamentar
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i dha mbështetje të plotë projektit për funksionimin e Institutit Parlamentar në Maqedoni
Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzarotto ia prezantoi të mërkurën kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti projektin për themelimin dhe funksionimin e Institutit Parlamentar në Maqedoni.
Ky projekt, siç tha diplomati zviceran, është mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Maqedoni dhe ka për synim t’i ndihmojë ligjvënësit në punët e tyre parlamentare.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti i dha mbështetje të plotë ambasadorin Lazzarotto, për funksionimin e Institutit Parlamentar, ndërsa falënderoi qeverinë zvicerane për ndihmën duke rikujtuar edhe projektin e suksesshëm të dialogut politik midis partive politike në Maqedoni të mbështetur po ashtu nga Zvicra.Ambasadori zviceran u interesua edhe për zhvillimet politike në maqedoni dhe dilogun e brendshëm politik. “Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për debat konstruktiv, dialog midis subjekteve politike dhe shoqërore në të mirën e vendit nëpërmjet të pajtimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve. BDI është plotësisht i përgatitur për shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave institucional, në përputhje me Rregulloren e Parlamentit dhe Kushtetutës, për realizimin e zotimeve të veta para qytetarëve”, ka thënë Ahmeti.Ambasadori Zviceran, siç thuhet në komunikatë, është pajtuar me qëndrimet e Ahmetit rreth nevojës për dialog në të gjitha nivelet duke theksuar se Zvicra është e interesuar për një vend dhe rajon stabil që e ndihmojnë edhe zhvillim ekonomik.Kryetari Ahmeti ripërsëriti që “Integrimi i vendit në NATO dhe në BE mbetet synim prioritar i Bashkimit Demokrat për Integrim si dhe i Maqedonisë dhe kjo më së miri arrihet nëpërmjet të investimit në marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, ka thënë Ahmeti.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













