Gjuha
Mbështetja e fëmijëve emigrantë në mësimin e gjuhës së vendit
Mangësia e kompetencës gjuhësore u bëhet pengesë nxënësve për të ndjekur mësimet gjë që mund të çojë në mungesën e suksesit në shkollë etj.
Mbështetja gjuhësore e të rinjve me prejardhje të huaj: politikat që promovojnë në mënyrë efektive gjithëpërfshirjen
Për fëmijët me prejardhje të huaj në Evropë është me rëndësi vendimtare që në vendin e tyre të pritjes të marrin mësime të gjuhës kryesore të rrethit në nivel profesional. Mangësia e kompetencës gjuhësore u bëhet pengesë nxënësve për të ndjekur mësimet gjë që mund të çojë në mungesën e suksesit në shkollë, mungesën e ineresimit për mësim dhe në probleme në sjellje.
Për t`i evituar këto probleme te fëmijëve të migrantëve, shkollat duhet të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për të rinjtë që ta mësojnë dhe zotërojnë gjuhën. Edhe mësuesit nevojitet të kryejnë trajnimin për t`i zgjidhur problemet gjuhësore të nxënësve të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në të njëjtën kohë shkolla mund të mbështesë studentët në mësimin e gjuhës amtare, gjë që mund të jetë me interes dhe në mësimin gjuhës së vendit dhe për pasurimin e vendit mikpritës duke sjellë laryshi kulturore dhe gjuhësore.
Studime të kohëve të fundit kanë identifikuar një sërë mjetesh dhe mënyrash për të mbështetur fëmijët e migrantëve në mënyrë efektive. Këtu përfshihet vlerësimi fillestar i shkathtësive gjuhësore që do të sigurojë kalimin pa pengesa të nxënësit në mesataren e klasës ku ndjek mësimet, shkruan migrationpolicy.org. Po ashtu duhet siguruar edhe trajnimi i mësuesve të të gjitha lëndëve dhe vlerësimi i nxënësit për gjuhën amtare.
Por, përkundër shumë propozimeve ende nuk ekziston një plan ideal për mbështetjen e mësimit të gjuhës së vendit, për çfarë vendet e BE-së përballen me mangësi në këtë drejtim.
Këto udhëzime të MPI Europe shfrytëzojnë pikat qenësore dhe shembujt e praktikës pozitive se si mund të duket mbështetja gjuhësore . Ato rekomandojnë akcione dhe drejtime që mund të ndërmerren për të përpunuar strategjitë gjuhësore për zgjidhjen problemeve të nxënësve me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











