Lajme
Mbi 1.5 milionë refugjatë për 10 ditë lufte në Ukrainë
Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, 39,800 hynë ukrainas në Poloni.
Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Derisa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se në dhjetë ditët e fundit – që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt – më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje.
Sipas OKB-së, kjo është kriza më në rritej e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike








