Lajme
Mbi 1.700 punëtorë shëndetësorë të infektuar nga koronavirusi në Kinë
Katër vetë kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni
Informacionet e fundit tregojnë se numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni i Shëndetit Kombëtar, përcjell albinfo.ch.
I njëjti bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.
Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.
Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.
Jashtë Kinës ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.
Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19.
Ning Zhu, një infermiere në Wuhan, qyteti qendror kinez në zemër të një shpërthimi coronavirus vdekjeprurës, është e shqetësuar.
Në vend që të ndihmonte në vijën e parë, ajo ka qenë nën karantinë në shtëpi me javë të tëra, pasi një dhimbje në gjoks më 26 janar zbuloi se mund të kishte coronavirusin.
“Tani për tani, është vërtet një problem. Spitali ynë tashmë ka më shumë se 100 njerëz që janë në karantinë në shtëpi”, i tha ajo CNN përmes telefonit. Janë konfirmuar edhe 30 punonjës të tjerë mjekësorë që kanë virusin, tha ajo, transmeton Telegrafi.
“Nëse testet janë të mira, ne mund të kthehemi në punë. Në të vërtetë nuk kam asnjë simptomë, ka vetëm një problem të vogël me skanimin tim të CT, duket se ka një infeksion të vogël”, tha ajo.
Zhu vlerëson se nga 500 stafi mjekësor në spital, më shumë se 130 mund të jenë prekur nga virusi, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 60,000 në nivel global. Ajo nuk pranoi të publikojë emrin e spitalit të saj dhe kërkoi të përdorë një pseudonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.
Situata në spitalin e saj nuk është unike. Një infermiere nga Spitali Qendror Wuhan tha në Weibo, platforma e ngjashme me Twitter në Kinë, se rreth 150 kolegë në spitalin e saj janë konfirmuar ose dyshuar të jenë të infektuar – përfshirë vetë atë.
Infermierja, e cila kishte qenë nën karantinë në shtëpi që nga infektimi muajin e kaluar, më në fund u pranua në spitalin ku punon për trajtim të martën.
Të premten u zbulua se 1,716 punëtorë të kujdesit shëndetësor në mbarë vendin ishin infektuar nga virusi, gjashtë prej të cilëve kishin vdekur, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC). Gati 90% (87.5%) e atyre mjekëve vinin nga provinca Hubei, nga të cilat Wuhan është kryeqyteti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











