Lajme
Mbi 10 mijë pasagjerëve u anulohen fluturimet, rrufeja goditi dy avionë
Për shkak të motit të keq dhe kufizimeve të trafikut ajror, më shumë se 10 mijë pasagjerë të linjave ajrore u përballën me anulime fluturimesh në dy aeroportet më të ngarkuara të Britanisë së Madhe.
British Airways anuloi 51 fluturime që do të operonin në ose nga Heathrow të dielën dhe 31 të tjera të hënën, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Fluturimet i anuluan disa kompani edhe në aeroportin Gatwick të Londrës. Më e prekura ishte EasyJet, me 34 fluturime të anuluara të dielën dhe të paktën nëntë të hënën.
Pasagjerët e prekur nuk kanë gjasa të kenë kompensim, pasi anulimi konsiderohet të jetë jashtë kontrollit të linjave ajrore. Por, ata kanë të drejtë për ndihmë, e cila mund të përfshijë pije freskuese, akomodim gjatë natës dhe rezervime me transportues alternativë.
“Për shkak të kufizimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe motit të pafavorshëm, sikurse linjat e tjera ajrore, edhe ne kemi bërë disa ndryshime në orarin tonë”, tha një zëdhënës i British Airways.
Dy avionë të kësaj kompanie u nxorën jashtë shërbimit të dielën, pasi u goditën nga rrufeja./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












