Lajme
Mbi 100 mijë dokumente kosovare në duar të diasporës
Kosovarët jashtë kanë marrë mbi 100 mijë dokumente identifikimi
Kosovarët që jetojnë jashtë evndit kanë mundësi të nxjerrin pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente të tjera personale të Kosovës edhe aty ku jetojnë.
Aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim biometrik, me pasaportë, pastaj edhe aplikimi për fitim dhe lirim të shtetësisë, për regjistrimin e fakteve të lindjes, lëshimi i vërtetimeve kosovare të çfarëdo lloji dhe fletudhëtimet për kthim, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mund të bëhet pothuajse çdo kund ku Republika e Kosovës i ka përfaqësitë e saj konsullore dhe diplomatike.
Drejtori i Zyrës për Informim në Ministrinë e Jashtme, Artan Behrami, thotë për kp-në se shumicën e këtyre shërbimeve i ofrojnë që nga viti 2011, por që disa prej konsullatave për shkak të stafit të vogël dhe çështjeve teknike ende nuk mund ta ofrojnë pakon e plotë të shërbimeve.
“Prej vitit 2011 dhe deri në prill të vitit 2015, përfaqësitë tona konsullore dhe diplomatike jashtë vendit iu kanë shërbyer qindra e mijëra shtetasve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, kemi lëshuar 103,594 dokumente të identifikimit të Kosovës, pasaporta dhe letërnjoftime, për shtetasit e Kosovës nga misionet tona”, thotë Behrami.
Nnë vitin 2011, 29 misione konsullore dhe diplomatike të Kosovës kanë lëshuar gjithsej 5,538 pasaporta dhe 4,922 letërnjoftime për shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Në vitin 2012, kanë lëshuar 18,663 pasaporta dhe 11,208 letërnjoftime. Në vitin 2013, 24,500 pasaporta dhe 1,244 letërnjoftime, kurse në vitin 2014, 19,540 pasaporta dhe 8,539 letërnjoftime.
Ndërkaq, gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës, kanë lëshuar 6,341 pasaporta dhe 3,099 letërnjoftime për shtetasit e Kosovës në shtete të ndryshme të botës, aty ku ata jetojnë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?













