Lajme
Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Vetëm fundjavën e shkuar janë regjistruar 59 847 të huaj që hynë në Shqipëri, kryesisht për turizëm
Derisa gjatë muajit korrik, vera e sivjetme turistike në Shqipëri ishte vlerësuar si e dështuar, muaji gusht e ka plotësuar këtë boshllëk. Sipas medieve shqiptare, më shumë se 2.5 milionë të huaj e kanë vizituar sivjet Shqipërinë.
Vetëm fundjavën e shkuar janë regjistruar 59 847 të huaj që hynë në Shqipëri, kryesisht për turizëm. Fluksi më i madh ka qenë nga pikat kufitare me Kosovën, bën të ditur abc-news.
“Muaji gusht ishte pozitiv për turizmin ku në krahasim me gushtin e vitit të kaluar kanë hyrë 62 222 të huaj më shumë”, thuhet në raport.
Për periudhën janar-gusht në Shqipëri kanë hyrë 2 milionë e 545 mijë të huaj, por statistikat flasin për një rënie të turistëve të huaj në vend me 236 462 më pak se viti i kaluar.
Lajmi i mirë është që u tejkalua situata problematike e shkaktuar nga reagimi i policisë kufitare greke, prej konfliktit me kishën ortodokse në Përmet.
Shefi për kufirin e Gjelbër, Genc Merepeza garanton se janë marrë të gjitha masat për përballimin e çfarëdolloj fluksi të mundshëm në pikat e kalimit kufitar.
Ndërkohë, që në Shqipëri vazhdojnë të jenë edhe grupet e përbashkëta me policinë rrugore të Kosovës, në ndihmë për disiplinimin e qarkullimit të mjeteve të turistëve kosovarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










