Kosova
Kosovarët vazhdojnë të heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës
Nga janari 2022 e deri më 30 qershor, mbi dy mijë qytetarë të Kosovës hoqën dorë nga nënshtetësia e tyre
Referuar statistikave të fundit nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se mbi 2 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se heqjen e shtetësisë e kanë kërkuar kryesisht personat që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, ku nuk lejohen dyshtetësi.
Ndërkohë që numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë të rinj, që kërkojnë vende pune në një shtet evropian.
Në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se brenda një viti rreth 5.000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












