Lajme

Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Zvicër

Të dhënat e fundit në Zvicër

Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, deri tani në total Zvicra ka 34,412 infektime, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, përkundër kësaj, ka një rritje graduale të infektimeve.

Referuar të dhënat e fundit, në Zvicër ka 2136 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 30.700 persona.

Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat i trajtimit të duhur dhe kujdesit të stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë 758,836 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch