Lajme
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar
Nga 29 gushti kur ka filluar aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora, deri më 11 dhjetor janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit
Në fillim të mbledhjes së KQZ-së u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Ndërsa, është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
“Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor, në orën 09:00, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 30,656 kërkesa për regjistrim, ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.
Po ashtu është duke vazhduar edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.
“Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, përfshirë edhe rastet kur pretendon se ndonjë emër i votuesit nuk duhet të figurojë në këtë listë, qoftë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Deri më tani, nuk është pranuar ndonjë kërkesë për kundërshtim”, thuhet në raportin e KQZ-së.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












