Kosova
Mbi 48 mijë kërkesa për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë
48 mijë e 44 kërkesa për termine për viza pune ka pranuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm gjatë muajit mars.
Nga këto aplikime, vetëm 500 deri në 800 viza puna do të lëshohen nga shteti gjerman për kosovarët.
“Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminët që janë në dispozicion për aplikim për vizë. Ambasada ofron rreth 500 deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori, derisa të arrihet numri maksimal i vizave prej 5.500 në vit. Mund të llogaritet, se ata, të cilët nuk kanë sukses për të rezervuar një termin, provojnë sërish në muajt pasues”, ka thënë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë për KALLXO.com.
Që nga dhjetori i vitit 2021, terminet për viza pune në Gjermani jepen përmes shortit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud












