Lajme
Mbi 50 mijë të prekur me Covid- 19 në Zvicër
Zvicër: Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani 51,101 infektime
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, vetëm në javën që e lamë pas, janë raportuar nfeksione të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër në mesatare në mbi 430 të prekur, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnp se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 51,101 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 1.3 milionëve.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 42,100 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj Apartamenti më i shtrenjtë me qira në Cyrih sapo ka dalë në treg – një apartament... -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar -
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë












