Kosova
Mbi 500 mjekë në Kosovë, të papunë
Qindra profesionistë shëndetësorë janë të regjistruar si të papunë në Odën e Mjekëve të Kosovës.
Oda e Mjekëve e sheh si urgjente intervenimin e institucioneve për të ndryshuar menaxhimin e sistemimit të punëtorëve shëndetësorë sipas nevojës që kanë institucionet.
Shkollimi për të arritur titullin e mjekut është i gjatë. Por, kjo nuk është sfida e vetme e qindra mantelbardhëve, të cilët pas përfundimit të studimeve mbetën pa punë.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se në këtë organizatë janë të regjistruar 598 mjekë të papunë dhe prej tyre 42 specialistë të fushave të ndryshme. Kjo gjendje, sipas tij, është e papranueshme dhe mungesë menaxhimi.
“P.sh. spitalet rajonale ankohen se nuk kanë gjinekologë, e ne kemi më shumë se 11 të papunë, shumë ambulanta të mbyllura, mjek ka të papunë dhe kur qiten, duhet të kenë stimulime dhe duhet të respektohet edhe kushti i shërbimit në institucionet shëndetësore kur kryhen specializimet”, tha ai./rtk
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











