Kosova
Mbi 500 raste të keqpërdorimit me çmime deri tani në Kosovë
Në Kosovë deri tani u lajmëruan mbi 516 raste të keqpërdorimit me çmime
Po vazhdon raportimi i qytetarëve të Kosovës në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) lidhur me shtrenjtimin e produkteve bazë si dhe atyre farmaceutike, shkruan Albinfo.ch.
Deri tani që nga rasti i parë i prekur me koronavirus në Kosovë (e enjëte) ATK-ja ka pranuar 516 thirrje për keqpërdorime çmimesh.
Pas rreth 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset, inspektorët tatimor deri më tani kanë trajtuar 516 raste të raportuara. Duhet potencuar se diferenca mes numrit të raportimeve dhe numrit të rasteve të trajtuara- është pasi që përmes linjave të hapura telefonike në të shumtën e rasteve, për një biznes të njëjt është raportuar dhjetra herë.
Si rezultat i vizitave në teren, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceotike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshir këtu inspektoriatin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore.
Vlen të theksohet se denoncimet e këtyre rasteve, kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore dhe farmaceotike, si:
-ushqimore: miell, vaj, sheqer;
-farmaceotike: maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitamin C.
Administrata Tatimore e Kosovës menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka organizuar edhe ekipet përgjegjëse, të cilat do të menaxhojnë më situatën e krijuar nga coronavirusi (COVID-19). Po ashtu, ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 e cila aktualisht është me pagesë, për të cilën ATK është duke komunikuar me Telekomin që të mundësohet heqja e tarifës deri në tejkalimin e kësaj situate. Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













