Kosova
Mbi 55 mijë kërkesa të reja për pasaporta në Kosovë vetëm prej janarit
Raportohet se mbi 55 mijë qytetarë kanë aplikuar për herë të parë për t’u pajisur me pasaporta nga fillimi i janarit të këtij viti, kur edhe është bërë liberalizimi i vizave.
Radhë të gjata të qytetarëve janë parë gjatë këtyre dy muajve para Agjencive të Regjistrimit Civil për t’u pajisur me këtë dokument, përcjell albinfo.ch.
Si rrjedhojë, edhe pritjet për t’u pajisur me to shkojnë deri në një muaj, nga 15 ditë sa kanë qenë.
Gëzim Muhaxheri nga Peja për herë të parë po pajiset me pasaportë të Kosovës. Pas liberalizimit të vizave, ai ka vendosur të shkojë për vizitë në Gjermani.
“Është hera e parë që aplikoj pas 65 viteve për pasaportë. Tani jam duke e tërhequr pasaportën”, thotë për televizionin publik qytetari Gëzim Muhaxheri.
Për herë të parë për pasaportë ka aplikuar edhe Mehdi Selmani, i cili po planifikon po ashtu të shkojë për vizitë në Gjermani.
“Kam aplikuar për pasaportë që 10 ditë, kurrë nuk kam pas, për herë të parë kam aplikuar. Kam për të shkuar tek një vëlla”, thotë Mehdi Selmani, qytetar.
Radhët e qytetarëve ishin të gjata të mërkurën para Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë, për t’u pajisur me pasaporta.
Vetëm nga 3 janari i këtij viti e deri më 13 shkurt, 55 mijë e 410 qytetarë kanë aplikuar për herë të parë për t’u pajisur me këtë dokument.
“Vitin e kaluar kanë aplikuar dhe janë pajisur me pasaportë diku rreth 300 mijë qytetarë. Rritja e kërkesave fillon në muajin dhjetor. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar kanë aplikuar 36 mijë qytetarë. Por rritja vazhdon edhe gjatë këtij viti. Në janar kanë aplikuar 71 mijë, ndërsa në muajin shkurt kanë aplikuar 27 mijë qytetarë”, thotë Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Rritja e kërkesave ka zgjatur edhe pritjet për t’u pajisur me pasaportë.
“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe pritjet janë më të gjata se që janë të parapara me ligj. Kështu që diku rreth 30 ditë qytetarët duhet të presin për t’u pajisur me pasaportë”, thotë Camaj.
Nga muaji mars, Agjencia e Regjistrimit Civil ka planifikuar t`i rrisë kapacitetet e prodhimit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












