Kosova
Mbi 600 mijë mërgimtarë janë regjistruar, sipas ASK-së
Regjiistrimi i diasporës do të vazhdojë ende deri në fund të gushtit në platformen online e-Kosova
Ani pse thuhet se numri i mërgimtarëve është shumë i lartë në shtetet e huaja, sipas ASK-së, deri më tani janë regjistruar mbi 600 mijë mërgimtarë, transmeton albinfo.ch.
Kujtojmë se regjiistrimi i diasporës do të vazhdojë ende deri në fund të gushtit në platformen online e-Kosova.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.
Raporti gjinor nuk ka ndryshime dhe mbetet i njëjtë. Femra 49.90%, ndërsa meshkuj 50.10%.
Vetëm në 9 prej 38 komunave ka rritje të numrit të banorëve rezidentë, ndërsa në 29 të tjera kishte ulje.
Sipas të dhënave preliminare, mosha mesatare e popullsisë është 34.82 vjet.
Sipas ASK-së, ka rënie të numrit të banorëve te grupmosha 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç.
Dendësia e popullsisë, sipas ASK-së, është 145.5 banorë në një kilometër katror.
Komunat me dendësi më të madhe janë Fushë-Kosova, 762 banorë në një kilometër katror, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina 434 banorë në një kilometër katror.
Numri mesatar i anëtarëve në një ekonomi familjare në vitin 2024, sipas ASK-së, është 4.5 banorë.
Sipas ASK-së, në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre thuhet se u regjistruan.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












