Kosova
Mbi 600 padi ndaj Qeverisë së Kosovës për moszbatim të pensionit të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka organizuar sot tryezë diskutimi me temën “(Mos) Zbatimi i të drejtave të pensionistëve në praktikë dhe ngarkimi i gjyqësorit me lëndë”, në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridike Falas”.
Sipas komunikatës për media, drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, informoi se Qendra për Ndihmë Juridike Falas e IKD-së ka depozituar mbi 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë, ndërsa ka thënë se shumë qytetarë me moshë të shtyrë përballen me këtë problem, duke kërkuar ndihmë në zyrat e IKD-së dhe në departamentet e pensioneve, transmeton albinfo.ch.
“Në zyrat e Qendrës për Ndihmë Juridike falas të IKD-së vijnë qytetarë të cilët janë të moshave të shtyra, ka edhe 80-90 vjeçar, të cilët fatkeqësisht enden jo vetëm zyrave të IKD-së por edhe zyrave në departamente të pensioneve, në komunat ku ata janë”, ka thënë Miftaraj.
Tutje thuhet se ky institut ka analizuar mohimin e pensioneve të dyfishta për kategoritë e caktuara, duke u fokusuar në ligjet për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UCK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, shprehu shqetësimin e tij për trefishimin e lëndëve në sistemin gjyqësor për shkak të moszbatimit të ligjeve në mënyrë të drejtë.
“Situata e pensionit të dyfishtë ose me dy skema pensionale veçse po merr dimension në procedura gjyqësore dhe besoj që duhet kjo të reflektojë në përmbushje të vullnetshme. Po e themi edhe në mënyrë specifike se të gjitha kategoritë meritojnë respektin por nuk duhet me e harru asnjëri prej nesh që norma ligjore në fakt e ka edhe dimensionin social dhe human brenda vetës dhe në këtë rast të gjitha skemat sociale ndërtohen mbi këtë koncept. Prandaj, ky dimension duhet të shtrihet edhe në zbatimin e normës dhe jo në këtë situatën kur njerëzit vendosen në dilemë dhe në vështirësi për realizimin e së drejtësi”, tha Zogaj.
Bëhet e ditur se tryeza i përfundoi punimet e saj, me konkluzionet që Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të bëjnë zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues të pensioneve sipas ligjeve të tjera të veçanta.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












