Lajme
Mbi 80 fëmijë boshnjakë në territorin e ISIS –it, „bombë e kurdisur*
Më shumë se 80 fëmijë boshnjakë janë në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik (ISIS Daesh) në Siri dhe Irak, dhe ata janë “bombë e kurdisur” që mund të paraqesin rrezik të madh të sigurisë kur të kthehen në vendin e tyre, tregon një studim i ri.
Myslimanët boshnjakë janë grupi më i madh nga Ballkani Perëndimor, të cilët luftojnë për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, së bashku me luftëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi i kryer nga organizata „Atlantik“ me qendër në Sarajevë, të cilin e ka siguruar Reuters, tregon se numri i luftëtarëve të rritur meshkuj, sipas vlerësimeve për periudhën trevjeçare, deri në fund të vitit 2015 ka qenë 188, tani ka rënë në 91, pasi 47 u kthyen në Bosnjë e Hercegovinë dhe 50 kanë vdekur.
Që nga prilli më pak se gjysma e boshnjakëve në Siri janë burra të rritur, ndërkohë që kanë mbetur 52 gra dhe 80 fëmijë. Disa fëmijë që lanë rajonin me prindërit u janë bashkuar trupave luftarake të ISIS-it, thuhet në studim.
Sipas dëshmitarëve dhe mediave sociale, djem të moshës 13-14 vjeç kalojnë fillimisht në stërvitje ushtarake përpara se të dërgohen në formacionet luftarake. Të paktën një i ri nga Bosnja ka rënë në luftime, sipas një sondazhi, në të cilën autoritetet nga Bosnja e kanë zhvilluar për të parandaluar largimin e fëmijëve në zonat e luftës.
Shkuarja nga Bosnja në Siri është ndërprerë pothuajse tërësisht në vitin 2016 për shkak se autoritetet boshnjake kanë miratuar legjislacionin që u lejon atyre t‘i ndjekin penalisht të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë për të luftuar dhe për ata që kthehen në vend.
http://www.reuters.com/
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











