Lajme
90 për qind të shëruar nga numri total i të prekurve në Zvicër
Zvicra ka kryer 700,326 teste dhe nga to kanë rezultuar vetëm 33 mijë të prekur
Autroitetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka të shëruar mbi 90% të të prekurve nga koronavirusi. Situata atje është e mirëmenaxhuar, edhe përkundër rritjes graduale të infektimeve, transmeton albinfo.ch.
Tashmë dihet se Zvicra ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer normalitetit në shumë fusha, transmeton tutje albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar se në 24 orët e fundit ka pasur 132 infeksione të reja me koronmavirus. Të kujtojmë: 70 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të martën, 63 të hënën, 85 të dielën dhe 108 të shtunën, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 29.800 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 26 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat nga trajtimi i duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas raporteve nga kantonet deri tani janë prekur 33,148 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 700,326 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












