Lajme
Mbi Alpet zvicerane do të ndërtohet një bazë hapësinore
Zvicra është vend ku bëhen shumë eksperimente

Së fundi shteti zvicerian po krijon një habitat të përshtatshëm për trupat qiellorë larg Tokës. Ky është objektivi i projektit “Igluna”, i sponsorizuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Në korrik të këtij viti një prototip do të ndërtohet në Pilatus afër Lucernit dhe do të kontrollohet në distancë nga Muzeu i Transportit të Lucernit, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se tashmë studiuesit vitin e kaluar kishin testuar module për strehimin hënor në Klein Matterhorn (VS). Sfida e re me të cilën përballet “Igluna” do të jetë ajo e teknologjive të drejtuara nga distanca, thotë një deklaratë e ESA.
Duhet theksuar se Prototipi mbi Pilatus do të testohet midis 10 dhe 19 korrik 2020, shpjegoi Qendra Zvicerane Hapësinore. Pesëmbëdhjetë ekipe shkencëtarësh nga dhjetë vende të ndryshme marrin pjesë në projekt, duke përfshirë përfaqësues nga Universiteti Federal Politeknik i Lozanës (EPFL), Universiteti i Bernës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Zyrihut (ZHAW).
Po ashtu, duhet cekur se hulumtimi do të përqëndrohet në tema të ndryshme, siç janë qasjet e reja ndaj sistemeve të kultivimit të perimeve në hapësirë, eksperimentet mbi aminoacidet, mirëmbajtja e kushteve të jetesës dhe struktura e habitatit. /ATS /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ky është kantoni me aksidentet më vdekjeprurëse automobilistike Për një vit 241 persona humbën jetën në aksidente trafiku në rrugët e Zvicrës....
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër