Lajme
Mbjellja e Shparagut subvencionohet në Kosovë
Asparagu mbështetet nga Ministra e Bujqësisë përmes subvencioneve, me nga 300 euro për hektar. Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 hektar të kultivuar me asparag, dhe përfitimet për fermerët janë mjaftë të volitshme.
Shparagu është një kulturë bujqësore që vazhdon të kultivohet në Kosovës. Madje përmes ofrimit të këshillave bujqësore, por edhe mbështetjes financiare, fermerët vendorë kanë filluar të kultivojnë gjithnjë më shumë shpargun (asparagun). Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i cili bashkë me ambasadorin Amerikan, Greg Delawie, si dhe me përfaqësues të USAID-it për Kosovë vizituan shtandet në sheshin “Nena Terezë” në Prishtinë, në të cilat fermerët po e promovojnë këtë kulturë bujqësore.
Me këtë rast ministri Krasniqi duke uruar fermerët për punën e tyre, tha se për çdo ditë ka rritje të kultivimit të shpargut në Kosovë, duke krijuar kështu jo vetëm treg të sigurt për kultivuesit e saj, por gjithashtu edhe përfitime të mëdha për ta.
“Duke parë që vendi ynë ofron kushte të përshtatshme klimatike për kultivimin e kësaj kulture me potencial të lartë por edhe mjaft profitabil, falë partneritetit me USAID-in, fillimisht përmes projektit të NOA-s dhe tani me projektin AGRO kemi arritur të ndërtojmë shtigje të reja për fermerët tanë dhe ndër to janë edhe mundësitë që u kemi ofruar fermerëve të kultivimit të shpargut dhe padyshim se ka hapësirë për zgjerim të numrit të ndërmarrësve për t’u marrë me kultivimin e kësaj kulture bujqësore, meqenëse vërtetë është një nga kulturat që sjellë përfitime të mëdha”, tha ai.
Asparagu mbështetet nga Ministra e Bujqësisë përmes subvencioneve, me nga 300 euro për hektar. Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 hektar të kultivuar me asparag, dhe përfitimet për fermerët janë mjaftë të volitshme.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie theksoi se kultivimi i shpargut është një e arritur e madhe për sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke marrë parasysh që vetëm në sezonin e parë të mbjelljes së kësaj kulture, kultivuesit e saj arritën të shesin 2 tonë me shparg (asparag).
“Prej atëherë rritja ka qenë me të vërtetë e stërmadhe dhe këtë vit presim që fermerët të shesin më shumë se 25 tonë vetëm në tregun vendor dhe fitimi i kultivuesve do të jetë rreth 80 mijë euro”, tha ai. Gjithashtu ambasador Delawie tha se ky është vetëm fillimi, ndërsa hapi i ardhshëm është që të bëhemi gati për eksport në tregun evropian.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në partneritet me USAID-in përmes projektit AGRO, në vazhdimësi do të bashkëpunojnë në projekte të shumta për t’u ndihmuar fermerëve vendor në ngritje të kapaciteteve bujqësore.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie Gati 40 kilogramë kokainë u gjetën në një makinë në autostradën A2 pranë Capolago në Ticino... -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm











