Kosova
Mblidhen nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarit nga radhët e komunitetit shqiptar, Erden Atiç.
Sanja Kërtiniç, një nga nismëtaret e kërkesës për peticion nuk ka specifikuar saktësisht se sa qytetarë kanë nënshkruar peticionin, por tha se janë të kënaqur me nënshkrimet dhe se kanë mbledhur më shumë se numri minimal i kërkuar, që është 20 për qind e votuesve të regjistruar.
Një peticion me së paku 20 për qind të votuesve të regjistruar duhet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Pas dorëzimit të peticionit me nënshkrime, kryetari i kuvendit ka tre ditë kohë për t’ia përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikim.
Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë aq sa kërkohet dhe i verifikon ato, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./REL
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










