Manifestime
Mbrëmje bamirësie në Cyrih për nënat e fëmijët në Kosovë
Fondacioni nga Kosova ‘Action for Mothers and Children’ që vepron në qytetin e Cyrihut ka dhënë detajet e fundit për mbrëmjen e bamirësisë ‘Shpëto Jetë’ e cila do të mbahet pas tri ditëve në qytetin e Cyrihut, në Hotel Marriott, m transmeton albinfo.ch.
Organizatorët njoftojnë së këtë vit, mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga Sopranoja, Learta Jakupi, ndërsa përgjatë mbrëmjes do të performojë edhe bendi nga Prishtina ‘String String’.
“Qëllimi kryesor mbetet ngritja e fondeve për nënat dhe fëmijët në Kosovë, rrjetëzimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizave për një punë sa më të mirë”, thuhet në njoftim.
Shitjet e biletave do të shkojnë për furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













