Lajme
Mbrëmje e madhe kulturore në Universitetin e Lozanës, shfaqen 3 filma me regji të Burim Halitit
Organizues i këtij eventi ishin shoqatat e studentëve të Lozanës, Gjenevës dhe Fribourgut, ndërsa sponsor medial Albinfo.ch (online/print) me drejtorin e saj Sevdail Tahiri
Mbrëmë, më 18 mars, në Universitetin e Lozanës është mbajtur një event kulturor në fushën e kinematografisë, ku kanë marrë pjesë studentë shqiptarë dhe të huaj të Universitetit të Lozanës për të shikuar tre filmat me metrazh të shkurtër me regji të Burim Halitit.
Të pranishëm ishin përveç studentëve, edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë, Valon Gashi dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës, Gjenis Haxhimehmeti, gjithashtu përfaqësues të shoqatave kulturore artistike, përfaqësues të Zyrës së Migracionit për Lozanë dhe i deleguari për integrim dhe institutit shqiptaro-zviceran, njofton albinfo.ch.
Organizues i këtij eventi ishin shoqatat e studentëve të Lozanës, Gjenevës dhe Fribourgut, ndërsa sponsor medial Albinfo.ch (online/print) me drejtorin e saj, Sevdail Tahiri.
Regjisori Burim Haliti kërkoi që kultura shqiptare dhe sidomos ajo e filmit të ketë një mbështetje më të madhe nga ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi kjo është dhe një shprehje e identiteti kulturor e të gjithë shqiptarëve.
Më pas diskutimit të hapur eventi ofroi dhe një koktei, ku dialogu për kulturën shqiptare ishte më i gjallë se kurrë.
Organizatorët falënderojnë prindërit dhe studentët që kontribuuan në koktein e ofruar, po ashtu dhe zotëri Farhad Faraj ‘Hotel l’Ours’’ për kontributin e tij.
Shkruan: Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot





















