Integrimi
Mbrëmje informimi lidhur me pensionet zvicerane të kosovarëve
Sonte në orën 18:00 në Qendrën Shqiptare për integrim, kulturë e religjion Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens do të mbahet “Age et Migration” në kuadër të EPER-it, që ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në seancën e ardhshme informative të dedikuar komunitetit shqiptar.
Kosovarët mund t’i gëzojnë përsëri pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetit në vendin e tyre
Pas një periudhe prej shtatë vitesh, Kosova dhe Zvicra arritën që më 1 qershor të nënshkruajnë një marrëveshje-kornizë mbi sigurimet shoqërore. Për të diskutuar lidhur me këtë marrëveshje dhe për procedurat e mëtutjeshme deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, janë të ftuar: Zonja Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër; Zotëri Salih Sefa, konsull i Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Zotëri Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch.
Seanca do të jetë në gjuhën shqipe dhe do të përfundojë me një koktej rasti.
Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Luljeta Hajzeraj, bashkëpunëtore e projektit” Age et Migration” në mail [email protected] ose në numrin e telefonit : +41 77 498 35 70.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










