Lajme
Mbretëresha urdhëron rikthimin e çiftit Harry-Meghan në Pallatin Mbretëror
Meghan Markle dhe Princi Harry mund të kthehen në Pallatin Mbretëror, më shpejt se sa e kishim menduar. Mbretëresha Elizabeth II thuhet se ka kërkuar që Duka dhe Dukesha e Sussex të marrin pjesë në një ngjarje të fundit mbretërore, para se të zhvendosin jetën e tyre jashtë familjes mbretërore, në Kanada.
Sipas The Sunday Times, Mbretëresha u kërkoi atyre që të bashkohen me pjesën tjetër të familjes në shërbimin vjetor të “Commonwealth” në Westminster Abbey në Londër, më 9 mars. Duka dhe Dukesha e Sussex bashkë me djalin e tyre Archie, i cili do të mbushë 10 muaj, pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje mbretërore. Që kur njoftuan në janar vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore, Meghan dhe Harry, bashkë me djalin e tyre, kanë jetuar jashtë Vancouver, në Kanada.
Pasi mbajti një samit për të diskutuar çeshtjen “Megxit”, Mbretëresha shprehu mbështetjen e saj për vendimin e tyre në një deklaratë, në të cilën ajo tha se shpreson që marrëveshja do t’i lejojë Markle dhe Harry të nisin një jetë të re të lumtur dhe paqësore, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga
















