Kosova
Mbretëria e Bashkuar shpreh mbështetjen për sovranitetit territorial dhe sigurinë e Kosovës
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey, po qëndron në Kosovë. Gjatë ditës ka takuar Presidenten Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Heappey ka shprehur edhe një herë mbështetjen e Britanisë së Madhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe për ofrimin e sigurisë në Kosovë.
“Unë mendoj që ka sfida. Sigurisht që ka, por ne jemi shumë të qartë në pozicionin për sfidat e sigurisë që janë në vendin tuaj. Prezenca jonë në KFOR e nënvizon këtë, por po ashtu edhe mbështetja jonë diplomatike për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për të zgjidhur sfidat e sigurisë që ekzistojnë dhe për të siguruar që ju të vazhdoni të jeni të lirë dhe të sigurt brenda kufijve tuaj”, deklaroi Heappey, përcjell albinfo.ch.
Ai tutje thotë se me presidenten ka diskutuar për synimet që Kosova ka drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Ne diskutuam në përgjithësi për situatën e sigurisë në vend dhe rolin që mund dhe duhet të luajë Mbretëria e Bashkuar në zgjidhjen e tyre, dhe pastaj, sigurisht, ambicia afatgjate e Kosovës që të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Dhe përderisa, natyrisht, të dyja këto organizata kërkojnë një konsensus të gjerë, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar që ta shohë Kosovën në atë rrugë, kur rrethanat ta lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Presidenca bëri të ditur se i ka kërkuar ndihmë Britanisë së Madhe në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
“Presidentja Osmani vuri theksin në vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën tonë të Sigurisë, e cila po forcohet me standardet më të larta të NATO-s, përmes trajnimeve të ndryshme në rritje të kapaciteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, presidentja potencoi edhe gatishmërinë e Kosovës që t’u bashkohet forcave britanike në misione paqeruajtëse në vende të tjera të botës. Presidentja Osmani ka përmendur edhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që të ecet përpara me hyrjen e Republikës sonë në Programin e Partneritetit për Paqe e deri tek anëtarësimi në NATO”, thuhet në njoftim të Presidencës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?











