Shkurt.ch
Mbreti Huan Carlos i Spanjës për vizitë në Zvicër
Çifti mbretëror i Spanjës, Mbreti Huan Carlos I dhe Mbretëresha Sofia kanë ardhur sot për një vizitë dyditëshe në Zvicër. Pas aterrimit në Aeroportin e Cyrihut ata me një tren special kanë udhëtuar për në Bernë.
Një ndalesë çifti mbretëror e ka bërë në lokalitetin Kehrsatz të Bernës. Këtu, të shoqëruar nga presidentja e vendit, Calmy-Rey dhe ministrja spanjolle e punëve të jashtme, Trinidad Jimenez, ata janë pritur nga një kor fëmijësh me këngë të të dy vendeve.
Ndërsa në Bernë bartësit e kurorës spanjolle janë pritur me nderime ushtarake dhe pastaj kanë vazhduar aktivitetet kryesisht në ndërtesën e Parlamentit dhe Qeverisë Federale. Këtu mbreti Huan Carlos dhe presidentja e Zvicrës Calmy-Rey kanë mbajtur fjalime para deputetëve. Pas kësaj dy krerët do të zhvillojnë bisedime ndërshtetërore.
Me gjithë faktin se mbreti në Spanjë nuk prononcohet për çështje të veçanta politike, ai është përfaqësues i politikës së jashtme të vendit të tij.
Mbreti Huan Carlos për herë të fundit ka vizituar Zvicrën zyrtarisht në vitin 1979.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











