Lajme
Mbreti Zog përjetësohet në shtatore bronzi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se shtatorja e mbretit Zog do të shërbejë si simbol i bashkimit të shqiptarëve
Njëri nga figurat më kontroverse të shqiptarëve në Ballkan, mbreti Ahmet Zogu (Zogu i parë) është përjetësuar të hënën në një shtatore bronzi, në kryeqendrën shqiptare në Tiranës.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Zogu ka vënë themelet e shtetit shqiptar, duke pohuar se ishte i pari që ka organizuar zgjedhje të lira në Shqipëri.
“Në vitet e mbretërisë, vendi njohu zhvillim të paprecedentë. Ftoj shqiptarët të ndalen në momentin e pushtimit të Shqipërisë dhe shembjes së perdes së hekurt në 1990-s”, tha kryeministri Berisha, sipas të cilit, vetëm gjatë mbretërisë u respektuan si duhet të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të pronës.
“Me emrin e tij janë të lidhur zgjedhje e lira. Janë të lidhura përpjekjet titanike për shtet ligjor, rend dhe siguri. Pavarësisht se iu bë grusht shteti, u rikthye. Ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri, i detyrohen këtij burri të madh shtetin që u mungonte që nga koha e Skënderbeut”, tha kryeministri Berisha raporton “tema”.
Kryeministri shqiptar i cili e ka vlerësuar lartë figurën e mbretit Zog, tha se “ai ishte djaloshi zemër zjarr që në moshën 17-vjeçare do vërsulej si luan nga malet e Matit drejtë Vlorës së flamurit, për të mbrojtur pavarësinë e sapo shpallur të Shqipërisë”, tha ai.
Ndërsa princi Leka ka falënderuar për nderimin që i bëhet mbretit, duke vendosur shtatoren e tij në Tiranë. Sipas tij, kjo shtatore është tregues i kujdesit të qeverisë shqiptare për figurat e historisë së vendit.
Figura e Zogut mbetet kontroverse për faktin se ardhja e tij në pushtet u mundësua nga Mbretëria e Serbisë, ndërsa si kompensim kësaj mbretërie ai ia fali dy vendet më të bukura të Shqipërisë, “Shën Naumin” në afërsi të Ohrit, aty ku buron Drini i Zi dhe Luginën e Vermoshit në veri të vendit.
Po ashtu pas marrjes së pushtetit Zogu vrau disa nga figurat kyçe të revolucionit për bërje e shtetit shqiptar, ndërsa u arratis në kohën kur Shqipëria ishte në ditët më kritike të saj, duke marrë gjithë pasurinë e shtetit me vete.
Shtatorja e Ahmet Zogut ka një lartësi prej 3 metrash dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë.
Ahmet Zogu ka qenë përfaqësues i Shqipërisë nga periudha 1925 deri më 1939, kur edhe u largua nga Shqipëria pas invadimit të Italisë fashite. Mbreti Zog vdiq si i arratisur më 1961 në Paris. Eshtrat e tij u sollën një muaj më parë dhe u varrosën në Mauzeliumin Mbretëror në Tiranë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










