Lajme
“Mbrojtja Civile” shton praninë në veri
Situata e sigurisë gjatë javës së fundit në veri është përshkuar me disa incidente, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme, konsiderojnë zyrtarët rajonal të sigurisë
Komitetit lokal për siguri publike në Mitrovicë ka njoftuar për rritje të numrit të njësive paralamitare të sigurisë në komunat e veriut të njohura i “Mbrojtja Civile” (Civlia Sazastia). Sipas këtij komiteti situata e sigurisë në komunat e veriut është e qetës, por shumë delikate.
“Kohëve të fundit shihet një prani më e madhe e pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile”, por shenjë e mirë është se në këto organizime të tyre vërehet rënie e mbështetjes prej qytetarëve”, tha se drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala.
Situata e sigurisë gjatë javës së fundit në veri është përshkuar me disa incidente, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme.
Drejtori Bala tha se ngjarjet kryesore të javës së fundit kanë qenë arrestimi i dy serbëve të dyshuar për krime si dhe bllokada e rrugëve nga strukturat ilegale si reagim ndaj këtyre arrestimeve.
“Pas vendimit të gjykatës për lirimin e njërit dhe shqiptimit të masës së dënimit prej një muaji për të arrestuarin tjetër, rrugët janë zhbllokuar nga vetë ata që kishin vendosur kamionë dhe automjete si barrikadë”, deklaroi Bala, sipas të cilit, këto incidente janë duke u bërë nga “Mbrojtja civile”.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përmendi pengesat që janë duke vazhduar për procesin e rindërtimit në veri.
“Në thellësi të Kroit të Vitakut nuk është punuar për shkak të një grope që vazhdon të jetë e hapur në rrugë, përderisa ne kemi angazhuar një kompani që fillimisht të riparoj dëmet në gypin e kanalizimit në atë vend”, deklaroi prefekti Kastrati .
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










